Në përplasjen mes një furgoni (kombibusi) dhe një veture, ka bërë që një kosovar të premten të humb jetën, dhe dy persona të tjerë janë lënduar.
Aksidenti në drejtim të Grosser St. Bernhard ndodhi për shkak se makina po vinte në korsinë e kundërt, të gabuar.
Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i furgonit, 47-vjeçari kosovar ka vdekur nga lëndimet e rënda, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit Valis, shkruan sda.ch, përcjell albinfo.ch.
Pasagjeri i tij, një 53 vjeçar po ashtu nga Valisi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Sionit
Ende nuk dihet se si vetura ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me furgon ku ndodhej kosovari, që po lëvizte me korrektësi në drejtim të lokalitetit Martinach.