Në orët e para të së dieles, në Banjskë të Zveçanit, një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa më pas Policia e Kosovës vrau disa prej terroristëve dhe plagosi disa të tjerë.
Por jo të gjithë ishin në krah të shtetit ligjor, madje ka edhe nga ata që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe ‘vajtuan’ për vdekjen e disa terroristëve.
Në mesin e tyre është edhe Jelena Cvetkovic, e cila është zyrtare në komunën e Mitrovicës së jugut, njofton vezhguesi.com
Ajo ka publikuar një foto të tre terroristëve të vrarë, duke shkruar: “upokoj gospode duśe slugs tvojih”, që në shqip do të thotë: “U prehshi në paqen e zotit, shpirti i robit tënd”.