Një, 34-vjeçar, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se i njëjti ka dëmtuar varrezat e dëshmorëve në Lubeniq të Pejës.
Lajmi është bërë ditur nga Policia e Kosovës, teksa thonë se i dyshuari njërin varr e kishte dëmtuar në masë të madhe, teksa tetë të tjerë më pak.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.05.2023, rreth orёs 07:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga pёrson/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati. Aty ёshtё vërejtur se njё (1) varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё (8) tё tjera janё dёmtuar mё pak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë. /Vezhguesi/