Policia e Kosovës asnjëherë tjetër nuk ka qenë kaq e ekspozuar ndaj rrezikut dhe asnjëherë tjetër për një kohë kaq të gjatë siç është tani me situatën në Veri, por është hera e parë tash e 15 vjet që shteti ka vendosur t’ua ndalë shtesat për rrezikshmëri në punë.
Asnjë pagesë ekstra nuk do ta marrin as për oraret e stërzgjatura të punës këto ditët e fundit në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Përveç mungesës së sigurimeve shëndetësore, për herë të parë, pas 15 vjetëve, policët do mbeten pa shtesa për punën me rrezik që kryejnë.
Policët më parë merrnin shtesat për orar të zgjatur e rrezikshmëri në punë sipas një rregulloreje të brendshme të policisë, por me funksionoalizimin e ligjit të ri për paga kjo rregullore u ndalua.
Lavdatat për punën profesionale për Policinë e Kosovës ndodhin shpesh, por Qeveria Kurti kur vjen çështja te mbështetja reale e tyre, nuk u’a jep as të drejtat që ju takojnë, në këtë rast shtesën e rrezikshmërisë.
Puna e tyre e madhe dhe shumë profesionale duhet të shpaguhet me paga dinjitoze dhe jo poshtruese siç po ndodh edhe tash.