Janë bërë katër (4) muaj nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për paga, por shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, ende nuk janë paguar, raporton vezhguesi.com
Policët e Kosovës përballen çdo ditë me rrezikshmëri gjatë punës së tyre, sidomos tash që një pjesë e madhe e tyre janë të angazhuar në pjesën veriore të Kosovës, ku tensionet janë në nivel të lartë.
Hiç më larg se dje, një veturë e Policisë është sulmuar nga protestuesit serb në Zveçan. Raste të tilla janë të shpeshta kur policët sulmohen jo vetëm në veriun e vendit, por edhe në pjesë tjera të Kosovës, andaj rrezikshmëria në punën e tyre, nuk kërkon diskutim.
Lavdatat për punën profesionale për Policinë e Kosovës ndodhin shpesh, por Qeveria Kurti kur vjen çështja te mbështetja reale e tyre, nuk u’a jep as të drejtat që ju takojnë, në këtë rast shtesën e rrezikshmërisë.
Puna e tyre e madhe dhe shumë profesionale duhet të shpaguhet me paga dinjitoze dhe jo poshtruese siç po ndodh edhe tash. /Vezhguesi.com/