Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të mos i fshehin tendencat anti-amerikane.
Në një video që është shpërndarë nga një qytetar, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, qëndron stoik prapa shprehjeve anti-amerikane.
“Na jena na. Na jemi shtet, ushtrojmë sovranitet. Neve hiç nuk na e ninë çka thonë as amerikanët as të tjerët, na jemi shtet. Na e kemi bë luftën”, deklaron qytetari, përkrah deputetit të VV-së.
Së fundmi, kemi parë zyrtarë të lartë qeveritarë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që po krijojnë instanca të larta të sigurisë ndërkombëtare. Ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që me anë të një karikature kritikonte trupat e KFOR-it.
Në anën tjetër, deputeti nga radhët e VV-së, Dimal Basha, kërkoi që mandatin KFOR-i t’ia dorëzojë Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Nëse KFOR-i, nuk dëshiron të ballafaqohet, le t’ia jep mandatin FSK-së, dhe t’i ndihmojë edhe policisë. Më shpejtë e kishim kry ne me FSK-në dhe Policinë se sa që është duke e bërë KFOR-i. Kemi policë të mjaftueshëm, kemi baza të mjaftueshme, kemi municion të mjaftueshëm me i nejtë gati krejt kriminelëve, policia mundet me i qitë fare krejt kriminelët”, tha ai.
VV-ja filloi me “reshje” kritikash ndaj SHBA-së, pasi kryetari i tyre, kryeministri Albin Kurti, pati një vërejtje për një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai ia quajti një deklaratë si naive.