Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Kujtojmë që Kurti në kohën kur ishte në opozitë nuk bëri homazhe asnjëherë te varri i ish-presidentit Rugova, deri në vitin 2020 kur mori pozitën e kryeministrit për herë të parë.
Pas homazheve te varri i Rugovës ata bënë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Në orën 09:30, homazhe bëjnë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ndërsa, në orën 11:00, bëjnë nderim te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.