Skender Sadiku, komandant i Njësisë së Kontrollit të Autostradave është shkarkuar ditën e djeshme nga kjo pozitë, raporton vezhguesi.com
Shkarkimin e Sadikut e ka bërë drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.
Skender Sadiku njihet si një profesionist i madh me një reputacion të lartë për shkak të punës dhe profesionalizmit të treguar.
Si komandant i Njësisë së Autostradave ai ka parandaluar gara të shumta ilegale me vetura nëpër autostrada duke qenë i pakompromis me të gjithë shkelësit e ligjit.
Por kjo nuk pati rëndësi për drejtorin e Policisë së Kosovës i cili mori këtë vendim.
Kujtojmë se shumë profesionistë janë degraduar në institucione të ndryshme shtetërore duke përfshirë edhe në Policinë e Kosovës dhe kjo është njëra nga arsyjet që institucionet shtetërore çdo ditë po mbesin me më pak profesionistë. /Vezhguesi.com/