(Foto ilustrim)
Drejtuesit e kamionëve serbë, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave serbe, janë revoltuar.
Gazeta Express merr vesh nga burimet se ata kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë, kanë bllokuar rrugën magjistrale, pas pikës kufitare të Jarinjes, si dhe pas pikës kufitare të Merdares në vendin e quajtur Rudare.
Ata nuk po e lejojnë qarkullimin e automjeteve që shkojnë nga Kosova drejt Serbisë.
Ky reagim i serbëve vjen për shkak të situatës të tensionuar në Veri të Kosovës, që çoi në kidnapimin e tre policëve nga Kosova nga forcat serbe, e më pas në vendimin e Kosovës për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë.