Një video e presidentit turk Erdogan, i cili refuzon të pijë ujë në gotën që i dha truproja e tij është bërë virale kudo, duke nxitur një sërë komentesh.
Presidenti turk kishte shkuar në rajonin e goditur nga tërmeti në Hatay për të inauguruar një spital. Siç shihet në video, truproja i afrohet duke i ofruar një gotë me ujë, por Erdogan refuzon të pijë.
Më pas ka qenë djali i tij, që i ka dhënë gotën me ujë dhe Erdogan e ka pranuar. Disa komentues than se bëhej fjalë për çështje sigurie, ndërsa të tjerë shkruanin se ai mund të kishte frikë se mos i ndodhte diçka e keqe.
Video gjendet në këtë link.