Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së, ka mbajtur një fjalim në platformën ZOOM në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se shfyrtëzimi i fjalës sanksion është i pavend.
“Shfrytëzimi i fjalës sanksion është i pavend. Ambasadorët kanë folur për pasoja. Absolutisht, jemi duke kërkuar nga dy vendet të marrin vendimet që çojnë në stabilitet. Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja.” -ka thënë Escobar gjatë një konferencë me medie.
Në adresimin e tij, ai ka folur edhe për çështjen e formimin të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka bërë me dije se bashkësia ndërkombëtare po ia kërkon Kosovës që këtë obligim ta formon brenda kornizave ligjore.
“Duke e refuzuar këtë obligim, Kosova po e refuzon obligim evropian sepse është marrëveshje edhe mes Kosovës dhe BE-së. Nuk po i kërkojmë të bëjë diçka që nuk duhet ta bëjë, po i kërkojmë ta bëjë brenda kornizave. Çfarë nuk kuptojmë është se pse Qeveria e Kosovës refuzon të pranojë obligimet e saj ligjore. E kemi dëgjuar Kurtin të thotë se do vetëm sundimin e ligjit. Nëse duam të flasim për sundim të ligjit Asociacioni është pjesë e tij”, ka theksuar Escobar.
Diplomati amerikan ka folur edhe për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt, dhe presidentin të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilin e ka paralajmëruar shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
I pyetur nga gazetarët për pjesëmarrjen në këtë takim, ai ka thënë se kjo varet nga përgatitjet e takimit.
“Varësisht prej përgatitjeve do të kemi, do të vendosim nëse do të shkoj në Bruksel. Por, pa asnjë dyshim, këto përpjekje do ta kenë mbështetjen amerikane”, është shprehur ai.
Diplomati amerikan ka mohuar pretendimet se SHBA-ja ka përmbushur kërkesat e Serbisë.
Në adresimin e tij, ai ka përmendur rastet kur SHBA-ja ka refuzuar kërkesat e shtetit serb.
“Gjithçka qe kemi bërë në këto ditë është se kemi ndihmuar Kosovën. Serbia donte ta shtynim Kosovën të anulonte zgjedhjet, nuk e bëmë. Nuk donte të njihnim mandatet e kryetarëve, nuk e bëmë. Nuk bëmë ato që deshi Serbia. E kemi mbështetur Kosovën. Sepse kemi ndjerë se nuk ka nevojë për tensione më të larta”, ka thënë Escobar.