Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës për Rozhajë një veturë brenda së cilës ndodhej viktima është gjuajtur me armë zjarri. Policia rastin e ka quajtur si “Tentim-vrasje” derisa Prokuroria e Pejës bëri të ditur se ka ndaluar dy perona si të involvuar në rastin. Sipas informacioneve mësohet se edhe një i tretë ndodhet në arrati.
Insajderi raporton se dy personat e arrestuar dhe një person i tretë që ndodhet në arrati janë familjar të trajnerit të njohur të Xhudos – Driton Kukës.
Sipas burimit, Shqipron Kuka është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në tentim vrasje.
Ndërsa i arrestuar është Kukë Kuka bashke me një peron tjetër. Siç mëson Gazeta, dy personat e arrestuar janë djemt e vllaut të Driton Kukës. Njëri nga ta është i mitur.
Prokuroria e Pejës me herët konfirmoi se ka ndaluar dy perisna si të dyshuar për vrasje e mbetur në tentativë.
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Të dielën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si tentim vrasje.