Një burrë nga Lipjani është ankuar se djali i tij me të meta mendore është djegur në burgun e Lipjanit.
Babai tregon rrjedhën e ngjarjes se sa herë është arrestuar dhe liruar i biri i tij.
“Ky fëmijë që nga mosha 14 vjeçare që është ligji në fuqi arrestohet nga organet e rendit.
Fillimisht është arrestua për përleshje me fëmijë për 24 orë, prapë 24 orë dy here është lirua, prape 48 orë është liruar, prapë 48 orë është liruar. Herën e pestë është ndaluar me paraburgim shtatë ditë, nga po e njëjta, Gjykata Themelore-Departamenti i të miturve, prap për përleshje dhe i është ndërpre masa e paraburgimit dhe është liruar”, tha baba i djalit për lajmi.net
Ndër të tjera prindi sjell rrëfimin shokues ku hedh akuza se iu dogj i biri brenda burgut.
“Është djegë në duar. Shokë e te lart shkrumb. Qysh është djeg ata e din. Drejtori i ati burgu ka tentua ta fshehë. Vetëm në një vend është djegur në dore. E kemi pa nga afër, fëmjiu është i djegur në disa vende, ku e deklaron edhe vet në telefon ku e ka incizua. Këtë fëmijë e ka vra shteti ynë”, tha ai.