Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova. Ai tha se Qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias dhe se kjo është cenzurë ndaj këtij televizioni.
“Sot është një ditë zie për Kosovën: shteti aktivizohet në cenzurë ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës”, ka thënë Gutierrez.
Tutje, Gutierrez tha se ky veprim është turp për kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij.
“Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij“, ka shkruar ai.