Njësitë zhytëse të FSK-së kanë nxjerr nga ujërat trupin e pajetë të 4 vjeçarit i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit.
Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes ai nuk ishte gjetur. Ndërsa sot FSK ka filluar kërkimet ku edhe kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit.