Futbollisti ofensiv mitrovicas Arbnor Muja do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë, raporton “Sport Ekspres”.
Federata e Futbollit të Shqipërisë e ka bindur Mujën që t’i bashkohet Kombëtares “kuq e zi”.
Muja të dielën me Antwerpin fitoi titullin e kampionit të Belgjikës.
Muja nuk ishte në listën e publikuar nga Kosova për ndeshjet e qershorit.
“Sport Ekspres”, raporton se Muja 24-vjeçar ka zgjedhur Shqipërinë dhe debutimi i tij do të vijë pas ndeshjeve të qershorit.