Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, ka fyer rëndë analistin Shkëlzen Gashi, i cili këtë javë ka thënë se më mirë është qeverisur Kosova në vitet 90-ta se pas luftës.
Koci e ka quajtur majmun Gashin, duke kërkuar që të dërgohet në Beograd.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe media duhet të kenë kujdes se kujt i japin hapirë.
“Sinçerisht, ky majmun nuk e meriton me jetu në Kosovë! Këtë duhet, sahat e para, me dërgu në Beograd ose në ndonjë kopsht zoologjik. E ka tepru tashmë! Edhe këto media duhet të mendohën mirë, kujt i japin hapësirë, ndryshe po ia bajnë argatin dreqit”, ka shkruar Koci.