Gazeta amerikane me seli në Washington “Politico” ka publikuar sot një artikull në të cilin fltet për përkeqësimin e raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Politico në titullin e këtij shkrimi për qëndrimin e Kurtit karshi Amerikës e ka përdorur fjalën angeleze “frenemy”, që sipas fjalorit të “Cambridge”nënkupton një person që pretendon se është miku juaj por në fakt është një armik.
“Albin Kurti ka zemëruar të dy palët e ndarjes politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në nëntiullin e këtij shkrimi të autorit Matthew Karnitschnig, trasnmeton Express.
Tutje në këtë tekst të gazetës prestigjioze amerikane thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur që ta bëj të pamundërën në politikën amerikane, pra që demokratët e republikanët të kenë konsensus mes vete.
“Politico” shkruan se fatkeqësisht për Kurtin dhe Kosovën, pika ku Republikanët e Demokratët pajtohen është që kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një politikan kokëfortë dhe nganjëherë i pamatur që ka minuar përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Evropës për të arritur një marrëveshje për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë shkrim janë përfshirë qëndrimet e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ngjarjet në veri, qëndrimi i ambasadorit Christopher Hill dhe fjalët që ka dhënë ish-emisari presidencial i SHBA-së, Richard Grenell, të tre këta që vijnë nga dy taboret politike në SHBA e që kanë drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti lidhur me krizën e shkaktuar në Veri.
Lidhur me raprotet e Kosovës me SHBA-në ka pasur disa raportime edhe në gazetën e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku flitet për kokëfortësinë e kryeministrit Albin Kurti dhe për rrezikun e Kosovës që të mbes pa miq.