Branisllav Kërstiq, gazetar nga Mitrovica, thotë se kryeministri Albin Kurti po luan me të drejtat kolektive të qyetarëve serbë dhe po merr vendime të njëanshme.
I ftuar në emisionin “Kallxo Përnime”, Kërstiq tha se Kurti ka pasur periudhë të suksesshme në 18 muajt e parë ne negociata me Beogradin zyrtar.
“Por, në 6 muaj e fundit ai ka marrë vendim: unë jam shtet, unë jam pushtet” – shtoi ai.
“Deri kur? Deri kur zyrtarët më të lartë të administratës amerikane e kanë kuptu që kryeministri ynë po luan me të drejtat kolektive të serbëve në veri” – shtoi ai.
Tani, sipas tij, situata është më e qetë në veri dhe ka një paqe.
Kjo, sipas tij, shihet edhe në buzëqeshjet e policëve.
Ndonëse, thotë se protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe, kjo e fundit siç thotë Kërstiq e ka humbur kredibilitetin te populli serb në veri të Kosovës.
Gazetari po ashtu tha se një deklaratë e zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, është bërë nga presioni i madh.
“Më duket z. Kelani kur ka dalë me atë deklaratën kur vetura e policisë është sulmuar me gurë ka qenë vetëm presioni nga policia në Prishtinë sepse 15 gazetarë kemi qenë atje, askush s’e ka regjistruar atë sulm me gurë në veturë të policisë” – tha Kërstiq.