Gazetarja e CNN, Isa Soares, pati një diskutim të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste që pati me të.
Soares e pyeti Vuçiqin disa herë se a e njeh Serbia, Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Vuçiq nguroi që t’i përgjigjet kësaj pyetje, bile në një pjesë i tha asaj që nuk e dëgjoi.
Pyetja e Soares erdhi derisa ishin duke folur për zhvillimet dhe protestat që po zhvillohen ditëve të fundit në veri të Kosovës.
“Askush nuk dëshiron të shoh eskalime zoti President, nuk mendoj që ndokush është duke bërë thirrje për eskalime. Por vetëm më lejo, që të të pyes për këtë Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ky është fakt. Çfarë do t’i duhej Serbisë që ta njeh pavarësinë e Kosovës?”, ishte pyetja e Soares.
Vuçiq ia ktheu “nuk është më as në pyetje kjo, nëse e shihni se për çfarë kemi qenë duke folur nëpërmjet planit franko-gjerman, rreth asaj se çfarë kemi folur në Ohër, ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një kusht kryesor për Serbinë për rrugën drejtë Bashkimit Evropian”.
Por Soares, nuk u ndal vetëm me këtë përgjigje të Vuçiqit, ajo insistoi sërish në pyetjen e saj duke i thënë: “Por, zotëri pyetja ime është a e njihni Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran?”
Këtë herë, Vuçiq u bë kinse nuk e dëgjoi pyetjen: “Unë nuk e dëgjova pyetjen tënde, më falni?”.
Pas kësaj përgjigje të Vuçiq, Soares e përsëriti pyetjen: “Unë ju pyeta a e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?”
“E njohim kartën e OKB-së dhe rezolutën e OKB-së dhe jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë për kompromise”, tha Vuçiq.
Më poshtë e keni një video ku mund të shihni këtë moment:
Speaking over, incoherent answers. Vucic’s CNN interview turned into an absolute debacle.
— Admirim (@admirim) May 31, 2023
Here he is asked over & over again why he doesn’t recognize Kosovo’s independence.
In the comfort of his regime’s media, he receives ridiculous softball questions.pic.twitter.com/yAQA1ICKoI