Këngëtari Genc Prelvukaj ka shkuar në Hagë që t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen atje në paraburgim.
Prelvukaj vizitën e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se në vizitë takoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.
“Sot, pata kenaqesine te takoj ne Hage, disa prej krereve te luftes dhe kontribuesit me te medhenj te themelimit te shtetit te Kosoves, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn”.
“Unike e shume te lidhur mes vete, krenare e te pathyeshem, secili prej tyre me dha ndjesi pozitive duke reflektuar besimin qe, sikurse edhe cdo beteje tjeter, edhe kete stuhi qe kane para vetes, do ta mposhtin njehere e mire”, ka thënë ndër të tjera ai.