Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Dy raste janë raportuar në Gjakovë dhe Mitrovicë teksa nga një rast është raportuar në Lipjan dhe Novobërdë.
RASTET:
Lipjan 19.03.2023-14:02.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Novobërdë 19.03.2023-13:00.
Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë 19.03.2023-01:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 19.03.2023 – 21:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë 19.03.2023- 11:03
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë 19.03.2023-19:54.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas këndelljes dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Vezhguesi/