Stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dikur ishte stadiumi kryesor në Kosovë për ndeshje futbollistike, por edhe për sporte të atletikës.
Në këtë stadium është zhvilluar loja e parë e ekipit të Kosovës në futboll, si përfaqësuese.
Por tash e dy vite ky stadium është në gjendje të mjerueshme dhe krahas tij edhe rruga përreth këtij stadiumi.
Për këtë situatë ka reaguar edhe asamblisti i PDK-së në kuvendin komunal të Mitrovicës, Fisnik Suma, raporton vezhguesi.com
Asamblisti Suma ka thënë se përgjegjës për këtë situatë është ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Madje ai ka thënë se nëse nuk merren masa atëherë ai bashkë me banorë dhe qytetarë tjerë do të protestojnë tek ky institucion.
Postimi i plotë: