Muajin e kaluar u shënua krimi më çnjerëzor që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. I riu Urim Hyseni nga Peja dyshohet se vrau në mënyrë mizore nënën e tij, Hyrijen. Për më tepër, ai dyshohet se kreu akte kanibalizmi, duke i pirë gjakun së ëmës. Pas një muaji në paraburgim, Gjykata ka marrë vendim për vazhdimin e masës së sigurisë.
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që t’ia vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj.
Urim Hyseni dyshohet se e vrau nënën e tij në mënyrë mizore, duke ia prerë kokën me thikë. Në katin e parë të shtëpisë u gjet trupi, ndërsa koka e së ndjerës u gjet në një tavolinë në bodrum. Gjithçka dyshohet se ndodhi për një periudhë të shkurtër dhe i parapriu një situatë e tensionuar mes të ndjerës dhe djalit të saj.