Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj zyrtarit policor [i suspenduar], Enis Sefa, i cili u arrestua nën dyshimet se ka ngacmuar dhe ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.
Gjykata njofton se Sefës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy veprat penale ‘Dhunim’ dhe ‘Ngacmim’.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, Sefa dyshohet se k akryer marrëdhënie seksuale me të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë, edhe pse ka qenë në dijeni se ajo ende nuk ka mbushut 16 vjet.
“Sipas kërkesës, “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen””, thuhet në njoftim.