Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vali Corleone, i cili ishte arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin për shitblerje të narkotikeve.
Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i Corleones, avokati Ahmet Tahiri, duke thënë se gjykata ka refuzuar masën e paraburgimit për klientin e tij, por ka caktuar masën për paraqitje në stacionin policorë.
“Është caktu masa e paraqitjes sepse Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka ba kërkesën për nja masë tjetër atë të caktimit të paraburgimit sepse është dyshuar për shitblerje mirëpo se ka pasur të bëjë për përdorim personal të narkotikut për 0.09 mili gram, komplet pra ka qenë për përdorim personal edhe nuk ka pasur shitblerje dhe Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën për paraqitje në stacionin policorë”, tha avokati Tahiri.