Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për lirimin e ish drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarja për informim publik në Gjykatën Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë ndaj të pandehurit N.K., të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës”, ka thënë ajo.
Ky vendim është marrë në senacën e mbajtur të mërkurën. /Vezhguesi/