Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 14-të me radhë në këtë çështje gjyqësore, Francis Ladwidge, oficer i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, që gjatë luftës ka shërbyer në Kosovë.
Ky dëshmitar mban kodin 02153 i cili do përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Paraprakisht nga ana e mbrojtjes është kundërshtuar shënimi zyrtar i ZPS-së për dëshmitarin me kodin 02153, duke pretenduar se këto janë deklarime të reja të cilat i janë ofruar mbrojtjes gjatë fundjavës dhe se të njëjtit nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur.
Po ashtu nga ekipet mbrojtëse është thënë se dëshmitari gjatë dëshmisë së tij para ZPS-së ka dhënë shumë opinione ndërkaq nuk është thirrur si ekspert, për këtë arsye pyetjet nuk duhet të zhvillohen në atë mënyrë që të merren parasysh opinionet e dëshmitarit.
Kurse nga ana e ZPS-së është thënë se ky dëshmitar është dëshmitar i faktit dhe se nuk do mbështeten tek opinionet si dhe deklarimet në shënimin zyrtar janë dhënë vullnetarisht nga ana e tij.
Lidhur me këto çështje trupi gjykues ka dhënë urdhër gojor ashtu që ka vendosur që opinioni nuk duhet të nxjerrët nga prokuroria por të mbështetet në fakte që verifikohen si dhe ka udhëtuar ZPN-së që të redaktojë informacionin që përmban shënimi zyrtar.
‘‘Prova të tilla në parim nuk duhet të nxjerrën nga ZPS’’, ka thënë gjykatësi Charles Smith.
Tutje, lidhur me dokumentet për dëshmitarin 02153 kanë thënë që këto dokumente po qojnë në deklarata të reja andaj trupi gjykues do ju japin peshë aq se meritojnë.
Por thanë që shënimet zyrtare duhet të reflektojnë vetëm korrigjimet kurse deklaratat e reja të paraqiten në shënimin njoftues ashtu që ZPS të kërkojë pranimin e tyre në sall të gjyqit.
Dëshmia e dëshmitarit të 14-të me radhë, Francis Ladwidge pritet të mbahet në sesion publik.
Ish-komandant Remi vazhdon të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues
Dëshmitari Mustafa në seancën e së martës ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Guenawl Mettraux, i cili ka filluar ta marr në pyetje këtë dëshmitar në sesionin e pasdites të së hënës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjatë seancës së djeshme ka përfunduar pyetjet ndaj tij anëtari tjetër i trupit gjykues, gjykatësi Christoph Barthe kurse seanca e sotme do të vazhdojë me pyetjet edhe të pjesë tjetër të trupit gjykues, nëse kanë.
Ndryshe, kryetari i trupit gjykues paraprakisht bëri të ditur se gjatë kësaj seance do të përfundohet marrja në pyetje e ish-komandant Remit dhe do të vazhdohet me dëshminë e dëshmitarit të 14-të me rradhë me kodin 02153.