Shqipe Mehmeti, bashkëshortja e 10-shit të UÇK-së ka mohuar keq-informimin qe u shpërnda sot lidhur me përjashtimin e avokatit David Young nga mbrojtja e tij, shkruan vezhguesi.
Në një postim në Facebook ajo ka thënë se nuk qëndron fakti se Rexhep Selimi ka larguar avokatin Young, por e vërteta është se ai ka kërkuar që për arsye shëndetësore, kryeavokat të jetë Geoggrey Roberts, kurse avokat të jetë David Young.
z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Shqipe Mehmetit:
SQARIM
Të nderuar qytetar
E ndjej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut.David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit.
Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young.Ekipa mbrojtëse e Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë – me intenzitetin dhe harmoninë e zakonshme. Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve.