Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, thotë se nuk do të negociojnë me Izraelin për pengjet derisa të mbarojnë luftimet.
“Ne kemi njoftuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar në lidhje me robërit e armikut të mbajtur nga rezistenca se kjo dosje nuk do të hapet para përfundimit të betejës”, thotë ai. “Dhe do të jetë vetëm me një çmim që rezistenca do ta pranojë”.
Izraeli vlerëson se Hamasi po mban mes 100 dhe 150 njerëz që u rrëmbyen nga Izraeli jugor të shtunën, raporton BBC.