Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve ku shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila koordinohet me Listën Serbe për siç shprehet ajo, dy-tre minuta me Milan Radojçiq të cilin ShBA-të e kanë futur në listën e zezë.
Daut Haradinaj ka thënë se Mimoza është vetëm një përcjellëse e porosive të kryeministrit Kurti.
“Mimoza është vetëm interlokutore e porosive te Kurtit!”, ka shkruar Daut Haradinaj.