Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Kushtetuës, ka thënë se Kosova ka një Kushtetutë moderne e të avancuar që është shkruar mbi parimet më të larta të njerëzimit.
“Kjo Kushtetutë është motori i demokracisë dhe zhvillimit por edhe mburojë e fuqishme ndaj çdokujt që rrezikon sistemin tonë me apetite të autokracisë”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj i bëri thirrje edhe Qeverisë aktuale ta respektojë Kushtetutën e Kosovës ashtu siç ka bërë çdo Qeveri tjetër.
“Ftoj edhe këtë qeveri që të tërhiqet nga sjelljet kundërkushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të cilën e ndërtuam me vite. Siç thuhet edhe në Kushtetutë, pushteti i Qeverisë buron nga Kushtetuta, andaj edhe çdo sjellje kundër saj e humb legjitimitetin dhe legalitetin qeverisës”, përfundoi Haradinaj.