Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka treguar për problemet në komunikim me ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Sipas tij, ka raste që ministri Murati nuk ia hap telefonin, duke thënë se ekzistojnë probleme ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit sa i përket komunikimit.
Këto komente ai i bëri pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me kryetarët e komunave.
“Ndodh që nuk na e hap telefonin edhe neve, nuk është komunikimi i atillë edhe çfarë mund të pretendohet. Nuk jemi në një linjë të komunikimit për 24 orë, mund të themi kështu. Kemi shumë probleme dhe shumë telashe”.
“Për shembull mua në Gjilan më ka ndodhur që një herë ose dy mu kanë mbyllur xhirollogaritë bankare për shkak të borxheve dhe për këtë punë s’ka mund të më bëjë zgjidhje as ministri, as askush”.
“Unë e kuptoj ministrin nëse ndonjëherë nuk e hap telefonin. Por, problemet e komunikimit ekzistojnë edhe ndërmjet kryetarit e qytetarëve, por edhe ndërmjet kryetarit e ministrave”, tha Hyseni.