Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka shpjeguar në Pressing të T7 se pse kjo parti politike ka dalë në mbrojtje të popullit palestinez.
Fillimisht Hyseni tha se PSD-ja dënon sulmin terrorist të Hamasit mbi civilët izraelitë.
”Ne e kemi dënuar dhe besojmë që duhet me u dënu terrori si mjet, në këtë rast të Hamasit, por edhe të kujto që bëhet. Nuk ka as një qëllim që e arsyeton terrorin. Këtë e kemi bërë të qartë”, ka thënë ai.
Por më pas Hyseni foli për shkeljen e të drejtave të njeriut nga shteti i Izraelit.
”Në anën tjetër ne nuk mundemi pa fol për një kontekst, historikun e problemit që ka shkaktuar krejt këtë situatë. Ne mundemi me fol për politika sistematike të aparteidit të Izraelit ndaj palestinezeve. Këtë e thonë organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
”Këto politika lidhen me shkelje të të drejtave, nëse ti ke pronë në Bregun Perëndimor nuk mundesh me ndërtu shtëpi, nuk të lëjnë drejtë pronësie, të merret tona dhe zhvendosesh diku tjetër”, ka thënë Hyseni. /express