Përpjekjet e Moskës për të marrë qytetin e Donbasit kanë dështuar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo është kryesisht për shkak të humbjes së forcave që ruse, megjithëse shumë ukrainas kanë humbur jetën, shkruan në raportin e inteligjencës.
Gjithashtu theksohet se situata ka gjasa të jetë përkeqësuar nga tensionet midis Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe grupit mercenarë Wagner.
Kujtojmë se njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka treguar në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë.
Ai ishte aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur një hartë, ku ka shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Vezhguesi/