Sonte nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e dytë kthyese nga faza e gjysëm finaleve në Champions League, ku Interi pret rivalin e qytetit Milanin.
Ky duel pritet të jetë i hapur qysh në fillim, duke pasur parasysh rezultatin e ndeshjës së parë qe u fitua nga Interi me rezultat 0-2.
Milani pritet qe te rikthehet fuqishem në këtë ndeshje me lojtarin e saj kryesor Rafael Leao, i cili mungoi për shkak të lëndimit në ndeshjën e parë, ndërsa nga skuadra e Interit pritet të menaxhohet rezultati i ndeshjës së kaluar.
Kalimi në finale për të dy ekipet do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm, duke ditur që të dy skuadrat kanë munguar në këtë kompeticion qe një kohë të gjatë. Ndeshja do të luhet në praninë e rreth 80000 mijë tifozëve dhe do të gjykohet nga francezi, Clement Turpin. /Vezhguesi/