Ish-kryeministri slloven, Janez Jansha përmes disa postimeve në Twitter ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
Jansha ka thënë se ky arrestim ka ardhur si rezultat i gjetjeve të hetimit në rastin e ambasadorit Martin Berishaj.
“Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket si rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GENI”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se sot, Policia e Kosovës ka arrestuar kryeshefin e KEK-ut si të dyshuar për disa vepra penale ndër to edhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./Vezhguesi/
Ravnokar: Aretacije in hišne preiskave v elektro gospodarstvu Kosova, očitno posledica ugotovitev preiskave zadeve Berishaj – GENi – Golob predsednik @vladaRS pic.twitter.com/8uLmXqT3gz
— Janez Janša (@JJansaSDS) April 19, 2023