Drenusha Latifi, ish-miss Kosova, ka ndarë si prova materiale fotografitë lëndimet që ka marrë, ku dyshohet për ushtrim dhune nga bashkëshorti i saj.
Ajo ka ndarë fotografitë në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, duke treguar edhe rrethanat si ka ndodhur.
Siç pretendon ajo, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen.
Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.
“Kjo u kanë dita më e keqe e jetes sime. Kemi qenë në Sarandë me pushime. Një ditë përpara e ka pasë vajza jem ditëlindjen. Janë kanë në makinë fatmirësisht, jam kthyer me marrë diçka në dhomë dhe kur jam kthy ka filluar me më sulmu fizikisht. Është shumë e rëndë me folë për këto tema”, ka thënë ajo.
“Për qato kam qenë shumë e shqetësume dje, kur e sheh një dhunues që fol qaq lehtë për diçka që e ka bë dhe e mohon është tepër e vështirë. Unë nuk besoj që një femër mundet me u nda prej dikuj pse ka qejf. Asnjëherë nuk ndodh ajo. E kam pasë shumë të vështirë me folë për këtë temë, për atë nuk kam shku në polici. Ka ardhë në mëngjes ka fillu me ushtru dhunë. Ka pasë edhe nga substancat narkotike që i ka përdor edhe alkooli shumicën e rasteve”.