Ish-shefi i Ushtrisë së Serbisë, Zdravko Ponos, ka komentuar dërgimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, lëvizje këtë të cilën e quajti “kalkulim diletant” të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Krejt këtë veprim, sipas Ponos, Vuçiq e bëri “veç sa për ta telefonuar njerëz të rëndësishëm nga bota”.
“Ky njeri (Vuçiqi) vendosi që duke grumbulluar ushtrinë drejt Kosovës, ai do të detyronte njerëz të rëndësishëm nga bota ta telefonojnë pas dërgimit. Dhe Blinkeni iu përgjigj. Vetëm sa për të folur. NATO po dërgon forca shtesë në Kosovë. Ja ku jemi përsëri në ballina. Çfarë kalkulimi diletant”, ka shkruar Ponos në Twitter.
Odlučio čovek da gomilanjem vojske prema KiM natera važne iz sveta da mu se nakon brljotine ipak jave na telefon.
— Здравко Понош (@ZdravkoPonos) September 30, 2023
I onda mu se Blinken javi. Baš mu se javi.
NATO angažuje dodatne snage na Kosovu. Eto nas na naslovnicama.
Kakva diletantska računica.