Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka njoftuar se Vladimir Putin mund të jetë duke vendosur një kurth luftëtarëve të Wagner-it, duke e paraqitur Bjellorusinë si një strehë të sigurt.
Presidenti rus u tha anëtarëve të grupit mercenar se ata kishin tre opsione pas rebelimit të dështuar: të vazhdonin t’i shërbenin Rusisë, të tërhiqen dhe të jetonin një jetë civile, ose të ndiqnin liderin e tyre Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi.
Por Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se Kremlini ka të ngjarë të shohë personelin që dezertoi në një vend fqinj si tradhtarë.
ISW njofton se historia e Bjellorusisë mund të jetë një kurth për pjesëtarët e Wagner-it. Putin bëri një premtim se ‘familja’ Wagner mund të shkonte në Bjellorusi, dhe dje tha se do ta përmbushte premtimin.
Por vlera afatgjatë e këtij premtimi, pavarësisht fjalimit të Putinit, është e diskutueshme, u tha ndër tjera nga ISW.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko i dorëzoi Moskës 33 luftëtarë të burgosur të Wagner.
“Nuk ka asnjë arsye të dukshme pse ai nuk do ta bënte përsëri”, tha ISW. /Telegrafi/