Asistenti ekzekutiv i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Arianit Beqiri ka bërë një postim skandaloz në rrjetin e tij social duke u tallur me gjendjen fizike të ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e Isa Mustafës, duke ia përshtatur një fotografi të Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.

Përpos pozitës së tij si asistenti ekzekutiv i kryeministrit të Kosovës, Arianit Beqiri u emërua dje edhe aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.
Beqiri, që ushtron rolin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është emëruar në pozitën e aksionarit të NPB-së me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.