Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka komentuar sot rrjedhjen e përgjimeve të bisedës në mes të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, shkruan Gazeta Express.
Haxhiu i ka quajtur këto përgjime “Aferë Zdravo”.
“Afera Zdravo e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie që bashkëpunon e koordinohet fshehtas me Radojçiqin deri në nivelin e zgjedhjes së gjykatësve në Kushtuese me Radojçiqin, ne i votojnë t juajit e ju të tonët. Deri këtu shkon inteferimi i një personi që është në kërkim nga organet e drejtësisë”, tha Haxhiu.
Më tutje, deputeti i PDK-së, tha pushteti i përulet Milan Radojçiqit.
“Këta i nënshtrohen i përulen Radojçiqit ndërsa ofendojnë deputetët e përfaqësuesit politik shqiptar e kërkojnë mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve. Flasim me përçmim për heroin Enver Zymberi para përfaqësuesit të Radojciqit që i kishte organizuar ato sulme gjatë asaj kohe. Afera Zdravo është koordinim me Radojciqin përmes të deleguarve të tyre, prandaj Kurti duhet që të tregojë se kujt vërtet oo i shërben, apo i shërben vërtet Vuçiqit përmes Radojciqit, të cilit Kurti i ka krijuar favore që nga ardhja në krye të Qeverisë. E mbani mend 1000 testet që i pranojë donacion nga Serbia e që Vuciqi u tregua si shumë humanitar. E pastaj vazhdoi me favore të njëpasnjëshme dhe duke krijuar një situatë në veri që tash na çon drejt një autonomie të serbëve atje. E Kosovën e ka çuar drejt sanksionimit dhe izolimit nga partnerët strategjikë euro-atlantik”, tha Haxhiu.
Ai u përgjigj edhe në pyetjen që Kusari-Lila, ia bëri Slavko Simiqit, se “a e din ti kush është Bekim Haxhiu?”.
“Koleges të nderuar e të ç’nderuar tani po i përgjigjem pyetjes ‘A e din ti kush është Bekim Haxhiu?’. Po bre Nesë s’ke mujt me ja thanë krejt, po bre është kushëri dhe bashkëluftëtar i Adem e Hamëz Jasharit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e Rexhep Selimit e mijëra ushtarëve të UÇK-së që e kanë përzë Serbinë prej këtu e juve ju kanë prish kumarinë,. Prandaj sa herë të na shani para armikut nuk na ofendoni, na bëni nder,. Jemi mësuar me këso sharje prej UDB-së, armikut ju veq po e vazhdoni misionin tuaj, këta jeni ju”, tha ai. /Express/