Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka treguar se si avokati i Milan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq kishte fshehur provat e krimeve të luftës në Kosovë, sa punonte si gjykatës.
Kandiq në një postim në platformën “X” ka shkruar se Petronijeviq e pati pranuar në vitin 1998 në një intervistë televizive, se ka mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë nga forcat serbe.
“I ftuar në “TV Happy” avokati Goran Petronijevq pranoi se në vitin 1998, derisa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, i kishte lyer ballin me baltë një shqiptari të vrarë, me të cilin policia serbe i kishte gdhendur një kryq në ballë, për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës dhe “të shpëtojnë Serbinë nga bombardimet””, ka shkruar Kandiq.
Spašavanje Srbije:gostujući na tv Happy adv.Goran Petronijevć priznao je da je 1998.kao istražni sudija na Kosovu blatom premazao čelo jednog ubijenog Albanca,kojem je srpska policija urezala krst na čelu, kako bi prikrio dokaze ratnih zločina i “spasio Srbiju od bombardovanja”.
— Natasa Kandic (@natasakandic) October 5, 2023