Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një shtetas kosovar dhe një shtetas turk në Prizren, si të dyshuar për posedim të mbi 10 kilogramëve marihuanë.
Sipas Policisë dyshohet se marihuana ishte e destinuar për Turqi dhe kapte vlerën rreth 35 500 euro.
Personat e dyshuar janë me incialet O.F shtetas kosovar i lindur më 1976, dhe A.U shtetas i Turqisë i lindur më 1970.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.