Një person është arrestuar te Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, pasi atij i janë gjetur 7 qese të vogla me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit kokainë.
Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur para 10 ditësh dhe po trajtohet si posedim i paautorizuar i narkotikëve.
“Pallati i Drejtësisë, Prishtinë 16.09.202 – 03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.