Elvir Azizi shoku i studimeve i Arben Vitisë ka fituar më së shumti pikë për t’u zgjedhur drejtor i ri i përgjithshëm i SHSKUK-së.
Si rrjedhojë, nga tani e tutje SHSKUK do të udhëhiqet nga i afërmi i Ministrit të Shëndetësisë.
Elvir Azizi për një kohë të gjatë ka këshilluar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai shërbente si ekspert i jashtëm.
Vlenë të përmendet se Elvir Azizi ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit, pak ditë para se të shpallej konkursi për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së, e cila dëshmon se konkursi veçse ishte i kurdisur. /Vezhguesi/