Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e reperit Feronit Shabani, i njohur si Fero.
Ai dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe gjithashtu kanosje. I njëjti është në ndalim.
Njoftimi i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.