Gjykata Komerciale mori vendim për ndalimin e kompanisë VisaMetric lidhur me detyrimin e pagesës prej 30 eurosh për dërgesën postare të pasaportës, për të cilen raportoi vëzhguesi ditë më parë.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës, kjo pagesë ende nuk është pezulluar.
E çmimi prej 30 eurosh për dërgimin e një pasaporte është shumëfish më i lartë, pasi në postat private dhe në Postën e Kosovës, ky shërbim nuk e tejkalon shifrën prej 10 eurosh.
Pra, kompania VisaMetric, e cila është e kontraktuar nga Ambasada e Gjermanisë, po vazhdon avazin e vjetër, duke i faturuar 30 euro aplikantëve për shërbimin postar.
30 euro mund të duket shumë e vogël, por nga ky keqpërdorim, kompania në fjalë fiton miliona euro të qytetarëve të Kosovës. /Vezhguesi/