Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës ka arrestuar një serb të dyshuar për krime të luftës në Kosovë.
Bëhet fjalë për Dragisha Milenkoviq. Ai po dyshohet se gjatë kohës së luftës ka keqtrajtuar shqiptarët duke i maltretuar e ushtruar dhunë fizike dhe psikike në mënyrë sistematike në burgun e Lipjanit ku kishte punuar si Gardian.Këto akuzat janë të rënda dhe në kundërshtim me ligjin e të drejtave të njeriut. Nëse prova tregon se ai ishte përgjegjës për këto veprime, ai duhet të ndëshkohet në mënyrë adekuate. Shqiptarët dhe të tjerët që kanë qenë viktima e keqtrajtimit duhet të kenë drejtësi dhe kompensim.
“Gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë“, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se Milonkoviq është arrestuar në shtëpinë e tij në Graçanicë.
“Zyrtarët kompetent nën autoritetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake-Departamenti Special, kanë zbatuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
– një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,
– 136 fishek të kalibrit 9x19mm,
– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,
– shufër metalike “Taiwan”,
– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj”, thuhet në komunikatë.
I arrestuari Milenkoviq është baba i tre fëmijëve.
Pas arrestimit të tij disa serb kanë protestuar dhe kanë bllokuar rrugën në Graçanicë.
Video nga protesta e serbëve në Graçanicë: