Zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpeshherë shndërrohen në “ring boksi”.
Sekretari i kësaj ministrie, Behar Isma, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me zyrtarin e kësaj ministrie, Arbër Behlulin.
Demokracia ka mësuar se ngjarja ka ndodhur ditën e martë.
Sipas burimeve të redaksisë është lajmëruar edhe Policia e Kosovës për këtë rast, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nga burime brenda ministrisë bëhet e ditur se shkak për këtë konfrontim fizik mund të jetë një vërejtje që Behluli ka marrë këto ditë.
Arbër Behluli, me pozitë “Zyrtar i lartë për hulumtim dhe strategji”, i ishte shqiptuar masa disiplinore “VËREJTJE ME SHKRIM”.
Kjo nuk është hera e parë që në MPJD ndodhin konflikte fizike. Në konflikte fizike ishte raportuar se ishte përfshirë në të kaluarën edhe bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu. Pastaj, në një konflikt tjetër ishte përfshirë edhe diplomati Vlorat Gashi.